BallinaKryesore“Nuk kemi eksperiencë në turne të tillë”, Silvinjo nuk e sheh Shqipërinë...

“Nuk kemi eksperiencë në turne të tillë”, Silvinjo nuk e sheh Shqipërinë në sulm: Po t’u luash ballë për ballë pëson 5 në minutat e parë

spot_img
spot_img

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur në konferencë për shtyp para mediave në fund të ndeshjes së humbur me shifrat 2-1 ndaj Italisë.

“Skuadrat e dinin që kanë një rrugë të vetme, që duhet vetëm të fitojnë se është një grup i vështirë. Ata e kanë lëvizur topin shumë shpejt, ishte me të vërtetë për të ardhur keq që nuk kemi mundur t’i rezistonim kësaj. Siç e thashë, nuk është e lehtë se ka pasur edhe gjëra të mira, por po të mos pësonim të dytin do të kishte qenë një ndeshje e mirë për ne.

Natyrisht jam i zhgënjyer për rezultatin, por si trajner unë dua të falënderoj të gjithë shqiptarët në tribuna që kanë qenë të mrekullueshëm.

Nuk ka qenë e lehtë, është hera e dytë që jemi në Europian. Kemi shumë të rinj, por nuk është e lehtë, duhet që të luajmë në shumë kompeticione, ne Europianë, në Kupën e Botës dhe të kemi përvojë më të mirë. Shumë gjëra i bëjmë siç duhet, por 45 minutat e para kanë qenë të vështira. Kemi pasur përballë një kundërshtar shumë të fortë që dëshiron të fitojë kompeticionin, me lojtarë të nivelit të lartë. Megjithatë kemi qenë në lojë deri në fund, deri në dy minutat e fundit kemi patur mundësinë për të barazuar. Por fatkeqësisht nuk e kemi arritur të bëjmë këtë gjë. Kjo është mënyra se si mbaroi ndeshja, Italia është një skuadër e mirë.

Kompeticioni ka filluar, janë luajtur 3-4 ndeshje. Unë kam një skuadër e cila ka kaluar nëpër shumë gjëra, nuk është e lehtë, por duhet që të sjellim lojën te kundërshtari, ndaj duhet të bëhemi agresivë. Kemi tentuar që të ndalojmë lojtarët, si janë Barela e të tjerë që kanë sulmuar.

Manaj ka luajtur mirë, por kishin mbetur vetëm 25 minuta në fund, ne kemi tentuar që të ndjekim Italinë për 45 minuta. Por ai është një shënues i mirë, është shumë i mirë pranë portës. Ka bërë më të mirën. Kishte atë rastin që imagjinonim se do të kishte por topi nuk shkoi brenda. Ndoshta duhet të mendojmë për lojën e radhës, duhet të shoh përsëri ndeshjen, që të baraspeshoj gjërat dhe të jemi të përgatitur përballë Kroacisë.

Njerëzit duhet të kuptojnë që është hera e dytë në këtë kompeticion, janë të rinj, do të luajnë në nivele më të larta e besoj të ata, janë lojtarë të mirë. Kemi bërë maksimumin, sonte italianët dhe ana e tyre e fortë kanë ka qenë e vështirë. Kanë shumë lojtarë që kanë luajtur edhe finale të Ligës së Kampioneve. Por patjetër duhet të jemi ambiciozë, ne luajmë për tre pikë, nëse nuk luan për to, ke pak mundësi për të shkuar më tej. Kundërshtarët kanë armë të fuqishme por duhet të provojmë. Ishte e bukur që shumë shqiptarë na kanë mbështetur, por duhet ta kuptoni që duhet të luajnë në kompeticione të tilla në mënyrë të vazhdueshme. Jam krenar me lojtarët e mi për çdo gjë që kanë lënë në fushë.

Në 10-15 minutat e parë ana emocionale ndikoi. Kombëtarja është hera e dytë që është në këtë kompeticion. Momentet e para janë me të vërtetë emocionale. Mendoj se ndeshja e radhës do të jetë më ndryshe, ne kemi për të parë një skuadër tjetër. Kroacia është e mirë nga ana teknike dhe kanë lojtarë të nivelit më të lartë. Duhet të përgatitemi mirë dhe të bëjmë një përgatitje taktike për të provuar dhe vazhduar më tej.

Në një moment kur je mësuar të luash në këtë kompeticion për shembull unë kam luajtur në Ligën e Kampioneve, e di se çfarë pritej nga unë në një natë kundër Realit, Milanit, Juventusit. Por kur nuk je i mësuar të luash, nuk ke ide se çfarë pritet të luash nga ti kur luan nuk e imagjinoni se lart është niveli. Nuk e keni idenë se nuk keni luajtur kurrë. Ndeshja e dytë dhe e tretë nuk do të jetë e lehtë për ne, ndeshja e parë është e vështir. Por pasi ke kaluar të parën, lojtarët nuk kanë më probleme me emocionet. Janë gjëra normale, bëhet fjalë për 10-15 minutat e parë ku ishte çmenduri e vështirë. Jam krenar për lojtarët, njerëzit që na kanë përkrahur, kanë mbushur stadiumin me ngjyrat kuqezi. Nëse do të ma thoshit dy ditë më parë, s’do e besoja, por sonte kur e kam parë ishte e mrekullueshme.

Djemtë duhet ta provojnë, siç u dëshpërova unë u dëshpëruan edhe ata, se askush nuk donte të shkonte te humbte, Unë kam qenë krenar të përfaqësoj Shqipërinë, të dal në fushë dhe të shoh stafin e lojtarët që thanë do të provojmë të rrimë në lojë deri në fund. Nuk kam parë Kroacinë se po përgatitja ndeshjen tonë, por kam parë të tjera. Nëse shkon t’i luash përballë, ekipe të tilla të godasin dhe mund të pësosh 5 gola që në minutat e para”, tha Silvinjo para mediave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular