Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 1 të qytetit të Kukësit.
Për pasojë dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Sipas dëshmitarëve zjarri ka rënë nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.
Forcat e zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.
Për fat të mirë nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale