BallinaKronikeLISTA/37 shqiptarë të vdekur në Greqi gjatë 18 muajve të fundit, qeveria...

LISTA/37 shqiptarë të vdekur në Greqi gjatë 18 muajve të fundit, qeveria shqiptare hesht

spot_img
spot_img

Nga Shpëtim Zinxhiria, Athinë

Duke marrë shkas nga publikimi i sotëm për vdekjen e një shqiptari në burgun e Patrës, po publikoj përsëri për shtetin shqiptar me shpresë se ndoshta mund të ndërgjegjësohet dhe të bëjë detyrën që i takon, në se kryeministri shqiptar eshte i gjithë shqiptarve dhe edhe i emigranteve nuk duhet të heshtë Dikush duhet të jap alarmin.

Për 2018 janë regjistruar 28 vdekje dhe për 2019 edhe 9-të të tjera. Në përgjithësi që nga fillimi i vitit 2018 e deri me sot janë regjistruar 37 vdekje, nga këta 14 bashkëatdhetarë kane vdekur ne burgjet e ketij vendi.

Por më shqetësuese mbetet indiferentizmi i shtetit allashqiptarce “Made in Albania”, aq sa ambasada jonë në Greqi nuk ka marrë mundimin të hetojë të paktën një ngjarrje, por këto i mëson nga publikimet tona. Një turp dhe vetëm një turp.

LISTA:

1. 10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.

2. 15/01/2018. Gjendet i varur ne komisariatin epolicisë në Kissamos në Kretë, 54-vjeçari, babai i pese fëmijëve, që priste dëbimin pasi i kishte mbaruar leja e qendrimit 6-mujor. Familja kundërshton këtë gjë duke theksuar se nuk kishte arsye te varte veten.

3. 25 /01/2018. Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.

4. 16/02/2018 53-vjeçari Sami Karoshi nga Peshkopia dhe banues në Tiranë, u vetëvar në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës, me një batanije të lidhur në kangjellat e birucës.

5. 8/03/2018 Një shqiptar është vrarë ditën e diel në Greqi në zonën Artemida në rajonin e Atikës. Sipas raportimeve të mediave greke, 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me 5 plumba në një rrugicë pranë një varreza. Ende nuk është bërë publikimi nga policia greke të identiteti të shqiptarit të vrarë.

6. 26/04/2018 Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” në Athinë. Sipas policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.

7. 6/06/2018 Vritet me armë 13-vjeçarja. Personi që qëlloi me armë 13-vjeçaren është identifikuar nga autoritetet greke dhe është shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, i cili ishte së bashku me 40-vjeçarin shqiptar kur ndodhi ngjarja. Sipas mediave greke, autori është një kasap dhe u përfshi në konflikt me disa romë në kampin e këtyre të fundit. Pas konfliktit, ai u largua dhe u rikthye i armatosur së bashku me 40-vjeçarin shqiptar. 34-vjeçari nisi të qëllonte me çifte në kampin e romëve dhe plumbat zunë 13-vjeçaren.

8. 15/07/ 2018 Dorian Mancellari 32 vjeç, nga Pogradeci është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

9. 13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

10. 15/07/ 2018 Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

11. 27/07/2018 gjendet e vdekur ne grumbullimin e plehrave ne Lagada te Selanikut trupi i nje 15-vjeçare me iniciale K.M, nga fshati Drenove e Korces që rezultonte e zhdukur prej disa javesh. Ajo eshte goditur në kokë me mjete te forta dhe ne trup kishte shenja dhune.

12. 8/08/2018 Gjendet i vdekur në burgun e Koridalos 31-vjeçari F.I nga Vlora i cili mësohet se ka gjetur vdekjen pak ditë përpara se të lirohej nga burgu.

13. 15/08/2018 Nesti Prifti, 36-vjeç babai i nje femije u vra me 5 plumba kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij,ne Athine. Policia thekson se viktima nuk ka lidhje me krimin.

14. 8 /09/2018. Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç nga qyteti i Vlorës, për këtë vrasje ka njoftuar e motra e tij, pasi u mbajt e fshehur nga mediat greke.

15. 19/11/ 2018 Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën.

16. 22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.

17. 24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.

18. 25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.

19. 29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.

20. 22/11/2018. Vritet me armë zjarri në Janinë Altin Mullai , policia greke tregon versionin e saj, përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacion për vrasjen. pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit në Janinë .
21. 19/11/ 2018 Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën.

22. 24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.

23. 25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.

24. 26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.

25. 5/12/2018. Një 18-vjeçari Enriko Buzani është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.

26. 2/12/2018 Një tjetër vrasje e një shqiptari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme nnë zonën e Omonisë, në Athinë. Viktima është një 44 vjeçar nga Fieri, baba i 3 fëmijëve, i cili njihej si një biznesmen që merrej me rritjen artificiale të peshkut. Ai kishte mbërritur prej pak ditësh në kryeqytetin grek dhe ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti” nr 21.

27. 27/12/2018 I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj , kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur ne qeline e spitalit psikiatrik ne burgun Koridallo te Athines.

28. 29/12/2018 Një shqiptar 63-vjeçar është gjetur i pajetë në Lasithi të Kretës, disa ditë pasi kishte humbur, bëjnë me dije mediat greke.ai kishte ardhur ne Greqi 11 dite më parë.

29. 14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

30. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.

31. 27/01/2019 Një i burgosur 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi. Ky është i burgosuri i tretë që humb jetën në Koridalos brenda pak ditësh. Më herët ishte vrarë Arbër Bako dhe një shtetas grek ishte gjetur i vdekur për shkaqe patologjike

32. 10/02/2019 Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Rodos të Greqisë. Fëmija u gjet i vdekur ne zonën detare Zephyros të Rodosit dhe u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, por ka qenë e thuajse i pamundur rikthimi i tij në jetë.

33. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.

34. 27/1/2019 Bandiol Tusha 33 vjeç nga fshati shelegar te Sarandes u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën “E” të burgut të Koridhalosit.

35. 8/03/2019 Një 26- vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë rurale të Kilkis në Greqi. I riu shqiptar punonte si bari.

36. 1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.

37. 6/07/2019 gjendet i vdekur ne burgun e Patres 55 –vjeçari me iniciale K.B. nga Fieri. Ai kishte dy vite qe qendronte ne burg me akuzën per trafik droge.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular