BallinaAktualitetU godit se denoncoi kriminelët në parlament/ Ish-deputeti rikthen fjalimin tronditës të...

U godit se denoncoi kriminelët në parlament/ Ish-deputeti rikthen fjalimin tronditës të 5 viteve më parë

spot_img
spot_img

Nga Gent Strazimiri

Si sot 5 vjet më parë, kur denoncimi i parë publik i kriminelëve në parlament, u konsiderua zyrtarisht “dhunë verbale”, dhe u dënua nga Byroja e Kuvendit me “Vërejtje të rëndë”, ndërsa nga qeveria dhe kriminelët e saj me grushta në korridor!
Për Gjykatën e Lartë, sulmi i koordinuar nga Kryeministri me sms, “nuk përbënte vepër penale” …
Sot, pas 5 vjetësh, krimi ka dekapituar: gjykatat, prokurorinë, Kushtetutën, zgjedhjet dhe po kërkon kokën e Presidentit të Republikës…
Kaq!
Fjalim ne ish Parlamentin Shqiptar, sot Kaush burgu.

10 KORRIK 2014
“A eshte problem kriminaliteti ne kete vend? Po, eshte problem shume i madh.
A e ka fajin policia? Pjeserisht e ka.
A jane ketu 100 % burra te ndershem dhe gra te ndershme ne parlament? Jo!

Ne grupin tend parlamentar ke 19 vete me precedente penale, ke persona te shpallur ne kerkim apo persona qe kane bere burg per narkotrafik, vjedhje vilash me dhune, kane bere burg per prostitucion.
Ti (Saimir Tahiri) e di dhe nuk flet. Keshtu qe, eshte e kote te dalesh para policeve t’u thuash “luftoni pak krimin”, ne nje kohe kur jeten ne dore, punen ne dore, karrieren ne dore e kane nga ai deputeti, qe sapo ka dale nga burgu dhe ti e ke futur ne parlament, qofte edhe duke dekapituar te gjithe listen e deputeteve te qarkut ne fjale, kryesisht per grate. Keshtu qe, te gjithe qytetaret qe na degjojne e dijne qe kjo eshte e vertete, ti vetem duhet te kesh kohen te flasesh mor zoteri, te te njohin se kush je.”
Ne fakt, ne fund te fundit, prape mbetemi ne nje dileme, nje dileme per mendimin tim e fisshme dhe qe eshte me shume e ketyre kolegeve te mi, nga i pari tek i fundit, dhe i disa prej ketyre te mazhorances, se nuk jane te gjithe njesoj. Eshte e famshmja “Ne mundsh” e Rudyard Kipling.
“Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
ne kurthe per trutharet,
kopuket te t’i kthejne”…

Eshte, te pakten nje dileme njerezore, nje dileme civile, eshte nje dileme e nje shoqerie qe mendon.
Te thellohemi ketu te nderuar kolege!
Te thellohemi ketu dhe te mos bejme me ligje per te mashtruar popullin, te mos bejme ligje apo brockulla, retorika qe flasin keta ketu, sepse qytetare jemi edhe ne. Neser pasneser, paralizimi qe i bejme forcave te policise se shtetit, paralizimi qe i bejme gjykates, porkurorise, forcave te armatosura, sherbimit sekret, kercellit te ketij shteti, do te bjere edhe mbi kokat tona, sepse rotacionet politike ne demokraci ndodhin.
46 vjet nuk e mbani dot me!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular