Provimi i 3 i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testohen sot në lëndën e Matematikës

0
199
Students take a university entrance examination at a lecture hall in the Andalusian capital of Seville, southern Spain, September 15, 2009. Students in Spain must pass the exam after completing secondary school in order to gain access to university. REUTERS/Marcelo del Pozo (SPAIN EDUCATION SOCIETY) - RTR27V3I

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot testit të maturës në lëndën e Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, ndërsa zhvillohet në salla të mëdha. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së testimit. Ministria e Arsimit thotë se kjo nuk cenon procesin e provimit.  matuKëtë vit janë 2000 maturantë më pak që do t’i nënshtrohen Maturës Shtetërore, ndërsa janë rreth 2900 punonjës të të gjithë strukturave të MAS të angazhuar në administrimin e maturës shtetërore.