Sekuestrohet kokainë me vlerë 2.6 miliardë euro, arrestohet 7 persona në Gjermani, një shqiptar pjesë e bandës

0
200

Një sasi prej 35 ton kokaine është sekuestruar në Gjermani, me një vlerë prej 2.6 miliardë euro, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona, ndërsa pjesë e bandës është edhe një shqiptar.

Sipas BILD banda drejtohej nga një shtetas turk, ndërsa anëtarët e tjerë janë një shqiptar, dy gjermanë, një bullgar, një maroken, dy turq  dhe një ukrainas.

Ministri i Drejtësisë, Benjamin Limbach tha: “Kjo është një goditje e madhe për krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Personat akuzohen se sillnin kokainën në Evropë nga Amerika Latine përmes kontejnerë me arka me ananas dhe thasëve me fara susami.

Pas sekuestrimit sasia e drogës u transportua në mënyrë të sigurt nga tanket e policisë në objektet e magazinimit top-sekret dhe më pas u asgjësia me anë të djegies.