E rëndë! Gjendet një 35-vjeçare e pajetë në bregun e liqenit të Fierzës, ja çfarë dyshohet! Viktima, ende e paidentifikuar

0
238

Një grua, rreth 35-vjeçe, është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 Qershor) në bregun e liqenit të Fierzës.

Trupi i pajetë i viktimës, e cila ende nuk është identifikuar u gjet në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Sipas uniformave blu, dyshohet se ajo është vetëmbytur, ndërsa në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.