BallinaKronikeNë kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj përdori dy identitete/ Si shpenzoi brenda...

Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj përdori dy identitete/ Si shpenzoi brenda 1 nate mbi 93 mijë euro në kazino

Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rezulton se ka përdorur dy identitete. Kjo të paktën referuar dosjes hetimore, që SPAK ka për ish-zv.Kryeministrin, i cli është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë e pastrimit të parave.

Referuar të dhënave nga dosja e SPAK, dy identitetet për Arben Ahmetajn janë krijuar për shkak të datës së ditëlindjes.

Më konkretisht, referuar të dhënave hetimore të SPAK, në raportin e datës 10 tetor 2023, theksohet se shtetasi Arben Ahmetaj ka një identitet të dytë (Alias) në bazat e të dhënave të policisë me të njëjtin emër dhe mbiemër, por ka ditëlindjen 27 qershor 1969 në vend të datës 28 qershor, bën të ditur gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Këto të dhëna SPAK i ka siguruar nga autoritetet zviceriane, të cilat iu përgjigjën një letërporosie të drejtësisë shqiptare dy muaj pasi ndaj Arben Ahmetaj ishte caktuar masa e sigurimit “arrest me burg”.

Një detaj interesant në dosje është ai që bën fjalë se si ish-zv/Kryeministri kishte shpenzuar brenda 1 nate mbi 93 mijë euro në një kazino.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular