Është zbardhur formulari i vetëdeklarimit që duhet të plotësojnë efektivët e Policisë së Shtetit, për t’iu nënshtruar procesit të vettingut.
Në pyetësorin e publikuar, efektivëve iu kërkohet të deklarojnë nëse kanë shkëmbyer dhurata e favore me persona të inkriminuar.
Gjithashtu në formular përfshihen pyetje nëse kanë pasur kontakte me të përfshirë në krimin e organizuar.
Ndër të tjera duhet të tregojnë nëse kanë qenë të dënuar, apo nëse ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti.