BallinaSportVIDEO/ Dy persona ndërpresin Turqi-Portugali për një foto me Ronaldon, ai përqafon...

VIDEO/ Dy persona ndërpresin Turqi-Portugali për një foto me Ronaldon, ai përqafon të parin por mërzitet me të dytin

Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë është ndërprerë dy herë në pjesën e dytë të saj. Shkak janë bërë personat që kanë hyrë në fushë për të kërkuar një foto me Kristiano Ronaldon.

Fillimisht një djalë i vogël vrapoi me shpejtësi nga tribuna drejt qendrës së fushës, për të takuar Kristiano Ronaldon.

Ky i fundit e përqafoi me përzemërsi dhe pranoi të bënte një foto me djalin e vogël, i cili më pas u largua i ndjekur nga stjuardët derisa doli vetë nga terreni.

SHIH VIDEON

Pak minuta më vonë, një tjetër djalosh hyri në fushë për të bërë të njëjtën gjë dhe këtë radhë ylli portugez u mërzit me këtë ndërprerje.

Tifozi shkoi dhe kapi Ronaldon nga qafa, me portugezin që nuk reagoi ndërsa stjuardët e shkëputën tifozin jo pa vështirësi.

SHIH VIDEON

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular