BallinaAktualitetSafet Gjici dënohet përfundimisht me 3 vite burg për “korrupsion pasiv”

Safet Gjici dënohet përfundimisht me 3 vite burg për “korrupsion pasiv”

Apeli i Posaçëm ka vendosur sot për rritjen e dënimit me burg ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Siç thuhet në vendimin zyrtar, Gjici është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.

Me gjykim të shkurtuar, ai do vuajë vetëm 3 vite burg, të cilat llogariten që prej datës 24 Qershor të vitit të shkuar. Ndërsa Alma Kaçi do të vuajë edhe 1 vit burg për veprën penale të “korrupsionit aktiv”.

Më poshtë, vendimi i plotë i Gjykatës së Posaçme të Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 24.06.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 33 akti, datë 13.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit S.Gj. dhe A.K., kundër vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Gj. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri S.Gj. me 2 (dy) vjet burgim.

3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin S.Gj. fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.

4. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit S.Gj. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

5. Deklarimin fajtore të të pandehurës A.K., lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg.2, i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën A.K. me 1 (një) vit burgim.

7. Vuajtja e dënimit për të pandehurën A.K. fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të vuajtjes së dënimit për femra.

8. Lidhur me provat materiale disponohet sipas kërkesës së Prokurorisë.

9. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Ndryshimin e Vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. S.Gj. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 vjet dhe 6 muaj burgim.

3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i caktuar ndaj Z. S.Gj. ulet me 1/3 e tij, duke mbetur përfundimisht 3 vjet burgim.

4. Deklarimin fajtore të të pandehurës Znj. A.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 vit dhe 6 muaj burgim.

5. Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i caktuar ndaj Znj. A.K. ulet me 1/3 e tij, duke mbetur përfundimisht 1 vit burgim.

6. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën tjetër të disponimeve.

7. Shpenzimet gjyqësore të gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.  8. Kundër këtij vendimi mundet të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kundër këtij vendimi mundet të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendiit të arsyetuar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi me 2 vite burg fillimisht Safet Gjicin për “shpërdorim detyre” dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike. Para disa ditësh, SPAK kërkoi dënimin për korrupsion për Gjicin ndryshe nga çfarë vendosi Shkalla e Parë. Prokurorët e posaçëm këmbëngulën që akti seksual në zyrën e Gjicit konsiderohet formë korrupsioni, jo prostitucioni, siç e vlerësoi Shkalla e Parë që konfirmoi se 40-vjeçarja ishte paguar për veprimin në zyrën e kryebashkiakut.

Kur u dënua më 7 Shkurt 2024, Safet Gjici ngriti gishtin e akuzës drejt rivalit të tij politik në Kukës, Abedin Oruçit duke deklaruar se ishte ai që pagoi Alma Kaçin për realizimin e kurthit dhe videos erotike. Ai mohoi akuzat për korrupsion duke deklaruar se projekti i rehabilitimit të qenve i premtuar për Kaçin nuk ishte dorëzuar në bashki dhe se nuk kishte asnjë zë në buxhet për realizmin e tij.

Ish-kryebashkiaku deklaroi se përplasja me ish-zyrtarin e lartë të PD-së, Abedin Oruçin ka nisur që në 2019 kur i ktheu bashkisë së Kukësit 9.3 dynym tokë të rrethuar padrejtësisht prej tij dhe më tej kur nuk e lejoi të ndërtonte pa leje një objekt pranë liqenit të Fierzës. Në seancë ai pretendoi se Alma Kaçi i dha edhe substanca narkotike me ndihmën e bashkëpunëtorit të saj, dhe ky fakt është anashkaluar dhe nuk është hetuar. Ai u shfaq i përlotur në atë seancë kur pranoi se mori dënimin më të madh, atë moral, dhe u kërkoi falje familjarëve të tij dhe qytetarëve të Kukësit për ngjarjen.

Kujtojmë se protagonistja e videos erotike në zyrën e kryetarit të Bashkisë, Alma Kaçi u akuzua për prosititucion dhe u dënua me 1 vit burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular