BallinaKryesore“Largohemi me kokën lartë nga Europiani”, Sylvinho: Ishim në grupin e “vdekjes”,...

“Largohemi me kokën lartë nga Europiani”, Sylvinho: Ishim në grupin e “vdekjes”, të gjithë mendonin se… 

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho tha se nga Kampionati Evropian dalim me kokën lart.

Pas humbjes me Spanjën dhe eliminimin e Shqipërisë, tekniku  brazilian u shpreh i kënaqur me punën e skuadrës, por theksoi se ky ishte një grup tepër i vështirë.

“Të trishtuar për rezultatin! Dalim me kokën lartë nga ky kompeticion. Ishim në grupin e vdekjes, me yje të mëdhenj që kanë fituar gjithçka. Kemi bërë 3 ndeshje të kënaqshme. Kemi luftuar për çdo ndeshje. Kemi përmirësuar rezultatin, kemi luftuar deri në fund për çdo ndeshje.

Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm, jam i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë, kanë bërë shumë mirë në këto sfida.

Të gjithë mendonin se do të mundeshim me rezultate 3-0 dhe 4-0, por ne në çdo ndeshje kemi qenë aty duke luftuar deri në minutat e fundit.

Dua të falenderoj FSHF, të gjithë njerëzit qe kemi punuar. Kemi në fillim eliminatoret e Nation League, më pas me radhë e rëndësishme është që të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë emocione të tjera, të Europianit ose Botërorit”, u shpreh Sylvinho për Tv Klan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular