BallinaAktualitetHumb jetën një palombar në Sarandë, i shpërthen bombola e oksigjenit gjatë...

Humb jetën një palombar në Sarandë, i shpërthen bombola e oksigjenit gjatë zhytjes në det

Një palombar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (24 qershor) në qytetin e Sarandës, pasi aksidentalisht gjatë zhytjes në det i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pranë portit të Sarandës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e shpërthimit.

“Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një palombari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular