BallinaKronikeOperacion i madh i SPAK për inceneratorin e Tiranës, caktohen 19 masa...

Operacion i madh i SPAK për inceneratorin e Tiranës, caktohen 19 masa sigurie

Zhvillime të rëndësishme në vendin tonë në orët e fundit të kësaj mbrëmje teksa Newsbomb.al mëson se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë 19 masa sigurie. Bëhet fjalë për një operacion të madh të organizuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për Inceneratorin e Tiranës.

Të njëjtat burime tregojnë për Newsbomb.al që në këto 19 masat e sigurisë, përkatësisht arrest shtëpie, por edhe arrest me burg bëjnë pjesë politikanë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm. Duhet evidentuar fakti se pjesë e këtyre janë persona ku BKH u ka kontrolluar më përpara shtëpitë.

Ndërkaq, pritet një njoftim zyrtar nga ana e SPAK për këtë operacion të zhvilluar në orët e fundit të mbrëmjes së sotme. Vlen të theksohet se pas arrestimeve të bujshme në Bashkinë e Tiranës, të tjera masa ndalimi janë dhënë sot nga GJKKO, sërish në kuadër të dosjes së Inceneratorit të Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular