BallinaAktualitetMoti i keq “mbërthen” Italinë, përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati,...

Moti i keq “mbërthen” Italinë, përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati, një i vdekur

spot_img
spot_img

Moti i keq ka mbërthyer disa zona në Itali, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës, një 85-vjeçar humbi jetën pas vërshimit të përroit të Terminës.

Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo. Burri u kap mat nga rrjedha e ujit jashtë banesës së tij dhe nuk mundi që të shpëtonte.

Moti i keq ka shkaktuar edhe përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve. Lumenjtë dolën nga shtrati papritmas, nga Apeninet në fushën midis Modenës dhe Piacenza, ku është dhënë alarmi i kuq, duke detyruar ata që rrezikohen, që të largohen nga banesat.

Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta në kodra dhe male, ndërsa përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur ura të vogla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular