Euro 2024 po shkon drejt fazës me eliminim direkt dhe renditjet e grupeve dhe surprizat e këtij aktiviteti, kanë sjellë një anomali në këtë fazë.
Kjo për shkak un se në njërën anë të tabelës së paracaktuar për ecurinë drejt finales, renditen 5 skuadra të forta që shumëkush i shihte si pretendente për turneun.
Sot skuadrave të Gjermanisë, Spanjës, Portugalisë dhe Francës i është shtuar edhe Belgjika, pasi doli e dyta në grupin e saj dhe nuk ia doli të kalonte në atë që cilësohet tashmë si “ana e lehtë” e kampionatit. Belgët do të ndeshen menjëherë me Francën për një vend në çerekfinale.