Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në përfundim të rrugëtimit të Kombëtares në Euro 2024 thotë se ndeshja me Kroacinë ka qenë shumë emocionuese për të.
I ftuar në emisionin “Kampionët”, ai përzgjodhi Asllanin si lojtarin më të mirë të Kombëtares në Euro 2024, teksa vlerësoi me notën 7 Silvinjon.
EMOCIONET – Shkatërrues. Sidomos ndeshjen me Kroacinë kam menduar se nuk do të shkoj deri në minutën e 90, kështu që imagjino ato tjerat që kanë qenë në fushë. Më shumë emocione se tek ajo ndeshje nuk kam ndjerë asnjëherë në jetën time sepse ishim 1-0, shkonim pranë golit dhe duke e ditur atë teorinë e futbollit që nëse nuk shënon do të pësosh, ajo ma shtonte më shumë ankthin emocionin dhe automktikisht ndodhi që ata shënuan dy herë.
Pastaj ekipi tregoi shumë karakter që e barazoi dhe mund ta përmbyste atë rezulatat. Emocioni kryesor ka qenë në atë ndeshje, por Europiani ka shumë emocion dhe prandaj thuhet që duhet eksperiencë. Pikërisht kjo është eksperienca që të menaxhosh emocionet.
VLËRËSIMET- Nota kaluese, mendoj 7 për Silvinjon. Notë 10 në futboll nuk ka. Lojtari më i mirë i ekipit Kombëtare për mua ishte Asllani padiskutim.