BallinaAktualitetMoti i keq përfshin vendin – OSHEE: Ekipet e OSSH ndodhen në...

Moti i keq përfshin vendin – OSHEE: Ekipet e OSSH ndodhen në gatishmëri  të plotë!

spot_img

OSHEE Group ka bërë me dije se sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër, erë e fortë dhe shkarkesa atmosferike.

Sipas njoftimit ekipet e OSSH ndodhen në gatishmëri  të plotë dhe kanë reaguar në kohë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

“Sqarojmë se kohëzgjatja e rregullimit të avarisë varet nga kushtet e motit, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e klientëve tanë’, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në informacionin e publikuar theksohet se të gjithë linjat e Tensionit të Lartë 35kV, Nënstacionet si dhe Fiderat Tensioni/Mesëm 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike Hidrovorët dhe institucionet e rëndësishme, ndodhen në funksion të plotë.

OSHEE informon se sa i takon furnizimit me energji elektrike në tërësi, probleme të theksuara janë shfaqur në rajonet Shkodër, Burrel dhe Krujë, për të cilat po merren masa nga ekipet e terrenit.

“I bëjmë thirrje konsumatorëve t’i drejtohen kanaleve tona të komunikimit, si dhe numrit unik call center 042274141 për të raportuar problematika të furnizimit me energji elektrike”, shkruhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular