Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, u krenua dje me kualifikimin e kombëtares së tij për në fazën me eliminim direkt të Kampionatit Europian 2024.
Gjeorgjianët u kuotuan si më pak favoritët në startin e kompeticionit dhe mbrëmë arritën t’ua mbyllnin gojën të gjithë kritikëve. Ata jo vetem u kualifikuan nga grupi, por edhe mundën 2-0 një nga pretendentët kryesorë për fitimin e turneut, Portugalinë.
Për këtë arsye Ivanishvili, i ka shpërblyer ata duke i dhuruar 10.7 milione euro shpërblim. Asgjë nuk ka mbaruar ende, sepse ish-kryeministri, ka premtuar edhe 10 milion euro plus nëse arrijnë të mundin Spanjën.