Dy persona janë vrarë aksidentalisht në Bruksel, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e të mërkurës, duke u gdhirë e enjte në një lokal në pronësi të shqiptarëve.
Sipas mediave vendase, dyshohet se shënjestër kanë qenë pronarët shqiptarë të lokalit.
Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, megjithatë ende nuk ka informacione zyrtare.
Autorët mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë në mënyrë të rastësishme drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e lokalit, duke lënë të vrarë një burrë dhe një grua.