Keidi Bare merr një ofertë nga skuadra më e madhe greke, Olympiakos.
Gazetari spanjoll, Arturo Diath, ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në X duke publikuar një lajm të botuar në Greqi mbi interesimin e fituesve në fuqi të Conference League.
Ai vuri në dukje se mesfushori qendror shqiptar 26-vjeçar pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë dhe nuk do të rinovojë kontratën me klubin katalanas, me të cilin fitoi ngjitjen në La Liga.
Madje, ai përmendi se Bare tashmë është në bisedime me Rayo Vallecanon, duke nënvizuar se sigurisht që ka edhe oferta të tjera, si Olympiakos dhe Leganes. Sezonin e kaluar ai bëri 42 paraqitje, duke dhënë tri asistime në më shumë se 2400 minuta të luajtura.
Kujtojmë që Keidi Bare mbeti jashtë listës së Shqipërisë në Euro 2024 për zgjedhje teknike të trajnerit Sylvinho. /Supersport