ryetari i Partise Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook.
Ai bën ironi me komisionin që po heton Metën kurr thote se ‘shyqyr që doli ky Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, sepse përndryshe, opinioni publik do të duhej të merrej me ngritjen e çmimit të naftës, me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me mungesën e investimeve të huaja, me projektligjin që kërcënon median online, me përgjimet e Bild’.
Ja postimi i plotë i kreu te PAA, Agron Duka:
Shyqyr që doli ky Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, sepse përndryshe, opinioni publik do të duhej të merrej me ngritjen e çmimit të naftës, me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me mungesën e investimeve të huaja, me projektligjin që kërcënon median online, me përgjimet e Bild, me rënien e rendit kushtetues dhe me dhjetra probleme të shtyra në kalendat greke.
Ku ka më mirë se një gjyq publik për të spostuar vëmendjen gjetkë, ndërsa vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një pakicë që të vetmin plan, ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo kosto…