Gjykata e Apelit të Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga “arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.
Seanca nisi paraditen e sotme, por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë.
Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.
Sipas ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, u vërtetua edhe një herë se, policia politike e Ramës nuk bën ndalime dhe arrestime të ligjshme,
“Edhe arrestimi i Bardh Spahisë ju doli i PALIGJSHËM! S’kisha dyshim. Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!”, shkruan Manjani në një postim të tijin në Facebook.
Bardh Spahia u arrestua pas sulmit ndaj një KZAZ-je të vendosur në një shkollë të Shkodrës.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhor