Aplikimet për vendet vakante “elektricist” në #OSSH, mbyllet faza e parë e testimeve me shkrim
Pas shpalljes së 240 vendeve vakante në pozicionin elektricist/operator, qindra të rinj nxituan të aplikonin në platformën e punësimit të oshee.al, sipas kritereve të përcaktuara dhe përshkrimeve, për të qenë pjesë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes – #OSSH.
Pranë zyrave qëndrore të #OSHEE_Group është zhvilluar faza e parë e testimit, provimi me shkrim.
Faza e dytë, që do të zhvillohet këtë javë, parashikon testimin përmes intervistës (pyetje-përgjigje).
Pozicionet e shpallura janë:
– Elektricist i linjave të tensionit të mesëm dhe të ulët
– Elektricist i linjave të tensionit të lartë dhe operator nënstacioni
Kjo është fushata e dytë e rekrutimeve në OSHEE Group, e cila për punonjësit e terrenit i ka rritur pagën me 30%.
Procesi i rekrutimeve pranë OSHEE Group është dinamik dhe i hapur, ndaj i bëjmë thirrje, jo vetëm elektricistëve/inxhinierëve, por edhe juristëve dhe të specializuarit ne fushën e IT, të ndjekin linkun https://oshee.al/portali-i-punesimit/ dhe të aplikojnë në pozicionet e lira, sipas pozicionit ku janë të interesuar.