BallinaKryesoreFormacionet zyrtare të takimit Rumani-Holandë. “Tulipanët” duan t’i shuajnë kritikat dhe të...

Formacionet zyrtare të takimit Rumani-Holandë. “Tulipanët” duan t’i shuajnë kritikat dhe të presin biletën për në çerekfinale

spot_img
spot_img

Rumania do të përballet me Holandën, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.

Ballkanasit arritën të kualifikohen nga faza e grupeve, pasi kryesuan Grupin E me 4 pikë të koleksionuara. Rumunët arritën të merrnin 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në një grup ku të gjithë përfunduan me pikë të barabarta, por një kombinim rezultatesh bëri të mundur që Rumania ta kryesonte atë para ekipeve si Belgjika, Sllovakia apo Ukraina. Ata duan të tregojnë forcën dhe të shkruajnë historinë sot, nëpërmjet një fitoreje kundër holandezëve.

Nga ana tjetër, Holanda, pati një rrugëtim të vështirë deri këtu. Edhe ata arritën të koleksiononin 4 pikë, me të njëjtat rezultate, por humbja në takimin e fundit kundër Austrisë djeg shumë për ekipin e Ronald Kumanit. Ata treguan shumë problematika në lojë gjatë 3 takimeve të para, dhe shumica thojnë që fati i ndihmoi që të kualifikoheshin. Pikërisht ky është synimi kryesorë i “tulipanëve”, që t’i shuajnë këto kritika dhe t’i tregojnë Europës që janë pretendent për fitimin e trofeut.

FORMACIONET ZYRTARE

RUMANIA (4-1-4-1): Nita; Ratiu, Dragushin, Burça, Mogosh; Marin; Man, Staniçu, Marin, Haxhi; Dragush | Trajner: Eduard Iordanesku

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vraj, Dumfris; Reijnders, Simons. Sshouten; Gakpo, Depaj, Berguijn | Trajner: Ronald Kuman

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular