BallinaKronikeGruaja la burrin dhe dy fëmijët për t’u lidhur me 23-vjeçarin, detaje...

Gruaja la burrin dhe dy fëmijët për t’u lidhur me 23-vjeçarin, detaje dhe motivet e krimit në Fier

spot_img
spot_img


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. 23-vjeçari i identifikuar si Xhimi Bakaj mbeti i vrarë pas 3 goditjeve me thikë që mori pas një sherri për motive xhelozie.

Sipas burimeve mediatike, dyshohet se shtetasi Xhuliano Miho ka goditur për vdekje një 23-vjeçar, bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar më njëri-tjetrin, duke u konfrontuar më pas edhe fizikisht, duke bërë që 39-vjeçari ta godasë me thikë. Policia njofton se i riu si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.

Dyshohet se shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bere divorci mes autorit dhe bashkëshortes më të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj qe ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjecarin. Autori (Xhuliano Miho) e ka takuar në rrugë viktimën (Xhimi Bakaj) dhe pas një debati të fortë ai e ka qëlluar tre herë me thikë.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular