BallinaBotaEbrahim Raisi vdiq në aksidentin ajror, zgjidhet Presidenti i ri i Iranit!...

Ebrahim Raisi vdiq në aksidentin ajror, zgjidhet Presidenti i ri i Iranit! Kush është ish-kirurgu i zemrës, premtoi fundin e izolimit të vendit nga bota

spot_img
spot_img

Reformisti Massoud Pezeshkian është zgjedhur presidenti i ri i Iranit, duke mposhtur rivalin e tij konservator të linjës së ashpër Saeed Jalili.

Pezeshkian siguroi 53.3% të më shumë se 30 milionë votave të numëruara, ndërsa Jalili mori 44.3%.

Balotazhi erdhi pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, ku ishte një pjesëmarrje historikisht të ulët e votuesve prej 40%.

Zgjedhjet u thirrën pasi presidenti i Iranit Ebrahim Raisi humni jetën në një aksident helikopteri në maj, në të cilin vdiqën shtatë të tjerë.

Edhe përpara se rezultatet përfundimtare të shpalleshin nga ministria e brendshme e Iranit, mbështetësit e Pezeshkian kishin dalë në rrugë në Teheran dhe një numër qytetesh të tjera për të festuar.

Pezeshkian, një ish-kirurg i zemrës, është kritik ndaj policisë famëkeqe të moralit të Iranit dhe shkaktoi bujë pasi premtoi “unitet dhe kohezion”, si dhe fundin e “izolimit” të Iranit nga bota.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për “negociata konstruktive” me fuqitë perëndimore mbi një rinovim të marrëveshjes bërthamore të 2015, në të cilën Irani ra dakord të frenonte programin e tij bërthamor në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve perëndimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular