BallinaKronikeÇfarë u gjet në celularët e shqiptarit e grekut që vranë studenten...

Çfarë u gjet në celularët e shqiptarit e grekut që vranë studenten 21-vjeçare/Porno, këngë me kriminelë dhe…

spot_img
spot_img

Detaje shokuese kanë dalë në dritë pas këqyrjes së kompjuterit dhe telefonat celularë të dy të rinjve të arrestuar për vrasjen makabre të 21 vjeçares greke, Helena Topaloudi, në ishullin e Rodosit.

Mediat greke shkruajnë se pas vrasjes, të rinjtë kanë ngacmuar vajza të tjera dhe janë argëtuar me këngë me motive kriminale.

“Mami, unë jam një kriminel”, është një nga kërkimet cinike në internet të 21 vjeçarit grek i akuzuar për krimin, vetëm 24 orë pas vrasjes brutale të studentes, e cila ishte hedhur nga shkëmbinjtë për në det.

 

 

Në mënyrë të veçantë, rreth orës 21.31, në mbrëmjen e 29 nëntorit 2018, i riu ka hyrë në internet dhe ka lexuar lajme për gjetjen e trupit të vajzës në det dhe një orë më vonë, rreth orës 22:27 minuta, ka dëgjuar këngë sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Cinizmi i tij shkon edhe më tej kur vetëm disa orë pas krimit, ka komunikuar në Facebook me një tjetër vajzës.

Kur ajo iu përgjigj negativisht “ngacmimeve” të tij, ai nuk u lënduar dhe kërkoi për katër vajza të tjera në Facebook.

Mesazhet me miqtë në telefonin celular zbuluan se si në kohën e arrestimit të tij, i pandehuri 21 vjeçar ka vazhduar jetën e tij sikur asgjë nuk kishte ndodhur! Madje, ai ka shkëmbyer mesazhe me një shokun e tij për shëtitje dhe stërvitje në palestër.

Provat tregojnë gjithashtu se natën e vrasjes së 21 vjeçares, i riu grek ka kërkuar për filma pornografik përmes Google dhe YouTube.

Këto kërkime raportohen të kenë ndodhur rreth orës 2 në mëngjes, siç tregohet nga analiza e të dhënave të mbledhura nga autoritetet.

Marrja e të dhënave në kompjuterin e 19 vjeçarit shqiptar, zbulon se ai u bë mik në facebook me Eleni Topaloudis më 26 nëntor 2018, vetëm një ditë përpara takimit të diskutueshëm që çoi në vrasjen e saj të egër.

Pas vrasjes, ai hyri dy herë në profilin e të ndjerës.

Autoritetet ishin në gjendje të merrnin faqet e tyre specifike tre muaj pas arrestimit të tyre, ndërsa në atë kohë ai (ose ndoshta një person tjetër që i njihte kodet e tij) hyri dhe doli nga llogaria në Facebook 13 herë.

Dëshmia shtesë e dhënë nga babai i 21-vjeçarit grek ndaj autoriteteve, duke zbuluar takimin e djalit të tij me shqiptarin 19-vjeçar përpara arrestimit të tyre, gjithashtu po faktohet.

“Shqiptari erdhi në shtëpi dy ditë pas incidentit. Ai shkoi në dhomën e djalit tim dhe nuk hyri për pesë minuta. Kur i arrestuan, mendova që shqiptari erdhi për të kontrolluar atë ditë nëse djali im kishte thënë diçka “, tha babai i 21-vjeçarit, duke shtuar se 19-vjeçari shqiptar kishte ndikim të keq për djalin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular