Rilindja do të hapë sot 11 kuti në Lezhë, gjoja për të treguar se jemi të hapur dhe pa manipulime.
Por nga ana tjetër PS nuk pranon që votat e gjetura në kuti ti krahasojë me listën e zgjedhësve, për të parë nëse ka më shumë vota se votues.
Propozimi i kreut të KQZ Klement Zguri është hedhur poshtë dje nga ushtarët e Edi Ramës në KQZ me 4 vota, duke tentuar që ti hedhin hi syve popullit dhe ndërkombëtarëve.
Kjo është një tentativë e PS gjoja për te treguar se janë transparentë por në të vertetë po mundohen të fshehin farsën e 30 qershorit duke përdorur edhe levat e tyre dhe partitë anonime që u perfshinë me urdhër në këtë proces.