BallinaKronikeTentoi të hidhej nga kati i pestë ku jetonte, shpëtohet për herë...

Tentoi të hidhej nga kati i pestë ku jetonte, shpëtohet për herë të tretë brenda javës 22-vjeçarja

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Një 22-vjeçare,me probleme të shëndetit mendor, ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i banesës ku ajo jetonte.

Pasi kishte mbyllur derën e jashtme me çelës, duke mos lejuar askënd të hynte brenda, Jorida Hatija ka dalë ballkon dhe ka tentuar të hidhet nga lart.

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët pasi kanë parë vajzën që kërcënonte se do të hidhej nga pallati, kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie dhe punonjës të repartit zjarrfikës.

Pasi është vendosur shkalla zgjatuese për tu ngjitur nga ballkoni, e reja ka bërtitur duke mos lejuar asnjë zjarrfikës ti afrohej.

Në këto kushte, i veshur civil ka qënë Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Berat, Fatmir Davidhi, ai që është ngjitur me shkallët e zjarrfikëses deri në ballkonin e katit të pestë, ka bindur vajzën të zbresë nga parmaku, duke i shpëtuar jetën, ndërkohë që e gjithë skena e shpëtimit të vajzës është filmuar nga një banor i lagjes. Kjo është tentativa e tretë brenda javës e 22-vjeçares për tu vetëhedhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular