BallinaAktualitet“Kemi bërë kërkesë për ekstradim” Dumani flet për deklaratat e Ahmetajt

“Kemi bërë kërkesë për ekstradim” Dumani flet për deklaratat e Ahmetajt

“Kemi bërë kërkesë për ekstradim, jemi në pritje”- Akuzat e Arben Ahmetajt në dokumentarin e Rai3, çfarë deklaroi Altin Dumani në takimin informal

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një takim me gazetarët, është shprehur se Prokuroria e Posaçme është në pritje të përgjigjes për kërkesën për ekstradim të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Altin Dumani u shpreh se procedura zgjat, ndërsa nuk pranoi të komentojë nëse Ahmetaj ka bërë kërkesë për azil.

“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, tha kreu i SPAK.

Lidhur me akuzat e ish-zyrtarit të PS-së në emisionin investigativ “Reporter” të “Rai3”, Altin Dumani theksoi: “Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular