BallinaAktualitetLirimi nga arresti/Pas kërkesës së avokatëve për të ndryshuar gjyqtarët, Gjykata e...

Lirimi nga arresti/Pas kërkesës së avokatëve për të ndryshuar gjyqtarët, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe dhëndrin e tij

Gjykata e Lartë ka shtyrë për më 16 korrik seancën gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me hetimet për çështjen ‘Partizani’.

Mësohet se Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Kujtojmë se në Gjykatën e Lartë sot (9 korrik) pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Berisha dhe Malltezi ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ata ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular