BallinaSocialeUdhëzuesi i Wizz Air për një eksperiencë të lehte të "Check-In"

Udhëzuesi i Wizz Air për një eksperiencë të lehte të “Check-In”

Shqipëri, 8 korrik, 2024 – Procesi i check-in-it mund të jetë shpesh një pjesë e mundimshme e udhëtimit tuaj. Për t’ju ndihmuar të keni një udhëtim të qetë me Wizz Air, kemi përpiluar një listë me këshilla dhe truke për t’ju udhëhequr nëpër procesin e check-in-it online dhe atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

1. Check-In Online

a. Koha e Check-In-it:

  • Check-in online hapet 30 ditë para nisjes së planifikuar për ata që kanë rezervuar një ulëse në avion.
  • Nëse nuk keni rezervuar një ulëse, check-in online bëhet i disponueshëm 24 orë para nisjes.
  • Ai mbyllet 3 orë para kohës së planifikuar të nisjes.

b. Dokumentet e Nevojshme:

  • Sigurohuni që keni konfirmimin e rezervimit (biletën) dhe dokumentet e udhëtimit (pasaportë ose Kartë Identifikimi ndërkombëtare) gati.
  • Sigurohuni lidhur me kërkesat për vizë drejt destinacionin tuaj të udhëtimit.

c. Hapat për Check-In Online:

  • Vizitoni faqen e internetit të Wizz Air ose përdorni aplikacionin mobil.
  • Shkoni te seksioni ‘Check-In’.
  • Plotësoni detajet e rezervimit tuaj (kodi i konfirmimit dhe mbiemri).
  • Ndiqni udhëzimet për të përfunduar procesin e check-in-it dhe zgjidhni ulëset tuaja të preferuara (nëse janë të disponueshme).
  • Pasi të përfundoni, printoni kartën e imbarkimit paraprakisht. Meqenëse karta e imbarkimit duhet të vuloset nga kontrolli kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, është e nevojshme ta printoni atë ose në shtëpi, ose në sportelin e check-in-it pa pagesë të shtuar.

d. Përfitimet e Check-In-it Online:

  • Nëse e përfundoni atë online nuk kërkohet pagesë shtesë, përndryshe do të duhet ta bëni në aeroport kundrejt një tarife.
  • Keni mundësi për të përzgjedhur vendin e uljes së parapëlqyer, sipas disponueshme përkatëse.
  • Pakësoni stresin duke e ditur që check-in-i juaj është i bërë.

2. Check-In në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)

a. Mbërrini Herët:

  • Mbërrini të paktën 2 orë para kohës së planifikuar të nisjes.
  • Për periudhat e lëvizjes së ngarkuar, konsideroni të mbërrini edhe më herët.

b. Gjeni Sportelet e Check-In-it të Wizz Air:

  • Pas mbërritjes në aeroport, gjeni sportelet e check-in-it të Wizz Air. Ata janë të shënuara qartë me logon e kompanisë ajrore.
  • Nëse nuk jeni të sigurt, referohuni tek ekranet e informacionit, ose pyesni stafin e aeroportit për një orientim të saktë.

c. Përgatitni Dokumentet Tuaja:

  • Bëni gati dokumentet e udhëtimit: pasaportën, konfirmimin e rezervimit (biletën) dhe çdo vizë të kërkuar.
  • Nëse keni bërë paraprakisht check-in online dhe ju mbetet vetëm të dorëzoni bagazhin përkatës ose të printoni kartën e imbarkimit, nuk do të paguani tarifën e check-in-it në aeroport.

d. Siguria dhe Imbarkimi:

  • Pas check-in-it, vazhdoni drejt kontrollit të sigurisë me kartën tuaj të printuar të imbarkimit, pasi duhet të vuloset nga kontrolli kufitar.
  • Jini të vetëdijshëm për rregullat e lëngjeve dhe artikujve të ndaluar për të siguruar një kalim të qetë në kontrollin e sigurisë.
  • Pasi të kaloni sigurinë, gjeni portën tuaj të imbarkimit dhe mbani një sy nga ekranet e informacionit për çdo përditësim.

3. Këshilla Shtesë

a. Pesha e Bagazheve:

  • Njihuni me politikat e bagazheve të Wizz Air. Tarifat e ndryshme kanë kufizime të ndryshme, ndaj sigurohuni që të dini çfarë përfshihet në biletën tuaj.
  • Në krahasim me tarifat e blerjes në aeroport, blini paraprakisht online bagazhe shtesë për të kursyer para.
  • Sigurohuni që bagazhi juaj të përputhet me kufizimet e peshës dhe madhësisë së Wizz Air, për të shmangur çdo tarifë shtesë.

b. Shërbime të Veçanta:

  • Nëse keni nevojë për ndihmë të veçantë (si ndihmë për lëvizje ose udhëtim me foshnje), njoftoni Wizz Air paraprakisht, përmes faqes zyrtare të internetit të Wizz Air kur rezervoni biletën tuaj, ose pas rezervimit, në seksionin ‘Rezervimet e Mia’. Gjithashtu, mund të kontaktoni edhe Shërbimin e Klientit.
  • Nëse e keni blerë,  përdorni imbarkimin me përparësi, duke ju lejuar të hipni në aeroplan përpara udhëtarëve të tjerë.

c. Aplikacioni Mobil:

  • Shkarkoni aplikacionin mobil të Wizz Air për përditësime në kohë reale, check-in të lehtë dhe akses për biletën, apo kartën tuaj të imbarkimit.
  • Aplikacioni gjithashtu mund t’ju ndihmojë të menaxhoni rezervimin tuaj dhe të blini shërbime shtesë, nëse e keni të nevojshme.
  • Duke ndjekur këto këshilla dhe truke, mund të thjeshtësoni procesin e check-in-it me Wizz Air, duke siguruar një fillim pa stres të udhëtimit tuaj. Pavarësisht nëse bëni check-in online, ose në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të qenit i përgatitur dhe i informuar do ta bëjë përvojën tuaj të udhëtimit shumë më të lehtë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular