Artan Hoxha: SPAK do të ndryshojë elitën politike, janë bërë kontrolle, sekuestrime, dokumentacion, kontrolle banesash, zyrash

0
203

Gazetari Artan Hoxha tha se sipas tij megjithëse SPAK po bën një punë të mirë, por e vetme nuk mund të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gazetari shprehet se misioni i SPAK është ndryshimi i elitës politike dhe asaj kriminale. Hoxha shton se SPAK ka pasur më shumë sukses në luftën kundër krimit, gjë që ka ndikuar në numrin e ulët të vrasjeve.

“SPAK i vetëm nuk ka çfarë bën, mund të japi disa shembuj, mund të na japi disa simbole, por nuk vendos dot drejtësi. Në pamje të parë duket qartë kush është misioni i SPAK, një ndryshim të elitës politike gjatë këtyre 30 viteve dhe pjesa tjetër është një ndryshim të elitave brenda botës së krimit.

Mendoj që kanë bërë një punë më të mirë me krimin se sa me korrupsionin, prandaj Shqipëria ka një numër rekord  se rënieve të vrasjeve dhe një numër te madh të botës së krimit që janë arratisur nga Shqipëria.

Që ta kemi parasysh SPAKU ka bërë veprime , janë bërë kontrolle, janë bërë sekuestrime, dokumentacion, kontrolle banesash dhe zyrash por jo në çdo rast SPAKU merr miratimin nga gjykata”, tha Hoxha.

Gjithashtu gazetari tha shumica e të burgosurve është ne hetim. Sipas tij kjo ndikon negativisht pasi kostoja e paraburgimit është shumë e lartë.

“Ne si vend kemi një problematikë, në çdo 3 të burgosur sot 2 janë në hetim, nuk ndodh në sa një vend të botës.

Ne duhet ti mbajmë njerëzit në burg pasi dënohen, jo ti paraburgosim sepse ka një kosto shumë të lartë gjatë kohës së paraburgimit. Ligji ka parashikuar dhe forma të tjera i heq pasaportën, garanci pasurore. Kjo duhet t kthehet në një normë në Shqipëri përveç rasteve flagrante”, tha Hoxha.