E BUJSHME/ Murinjo piketon Armando Brojën, portugezi kërkon sulmuesin shqiptar si përforcim për sezonin e ri

0
205

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në diskutim, pasi sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shumë pranë largimit nga Çelsi ku nuk pritet të ketë hapësira në edicionin e ardhshëm. Londinezët e kanë nxjerrë në shitje dhe zërat për interesim ndaj tij nga klubet e tjera nuk kanë munguar.

Së fundmi ka dalë në skenë një hipotezë shumë interesante për karrierën e tij, pasi mediat turke raportojnë se klubi i Fenerbahçes interesohet për sulmuesin e Kombëtares.

Zhoze Murinjo raportohet se është një admirues i futbollistit shqiptar dhe kërkon ta ketë pjesë të skuadrës së tij për sezonin e ri.

Largimi i Miçi Batshuaj drejt Gallatasarajit dhe një largim i mundshëm edhe i Edin Xhekos, krijon hapësira në sulmin e Fenerbahçes, me Brojën që do të kishte kësisoj mundësinë që të tregonte vlerat e tij rregullisht nën urdhrat e teknikut të njohur portugez.