BallinaAktualitetParashikimi i motit/ Vala afrikane “mbërthen” Shqipërinë, temperaturat mbi... 

Parashikimi i motit/ Vala afrikane “mbërthen” Shqipërinë, temperaturat mbi… 

spot_img
spot_img

Sipas MeteoAlb, depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane do të bëjë që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm në vlerat maksimale duke u luhatur nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 41°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit dhe Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular