BallinaKryesoreFormacionet zyrtare Holandë-Angli/Njëra nga skuadrat do të plotësojë vendin bosh të finales...

Formacionet zyrtare Holandë-Angli/Njëra nga skuadrat do të plotësojë vendin bosh të finales së Berlinit

Holanda do të përballet kundër Anglisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Kampioantit Europian 2024.

Holanda vjen pas fitores 2-1 kundër Turqisë në çerekfinale, dhe është tërësisht e karikuar për t’u rikthyer në një finale të një kompeticioni madhor për herë të parë pas 14 vitesh. Tulipanët kanë hedhur në fushën e lojës ekipin më të mirë, sepse e dinë që sonte do të kenë përballë ekipin më të fortë në letër që kanë pasur deri më tani.

Nga ana tjetër, Anglia vjen pas dy fitoreve tepër delikate kundër Zvicrës dhe Sllovakisë. “3 Luanët” kanë dalë jashtë pritshmërive në këtë turne, duke treguar një lojë të dobët dhe shpesh herë kanë vënë në diskutim kualifikimin. Në fillim të kompeticionit ata shiheshin si pretendent, parashikim që filloi edhe u shua me kalimin e kohës. Sonte kanë shansin e artë që të prekin finalen e dytë radhazi.

FORMACIONET ZYRTARE

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Dumfris, De Vrij, Van Dajk, Ake; Shuten, Simons, Reijnders; Malen, Depaj, Gakpo | Trajner: Ronald Kuman

ANGLIA (3-4-3): Pikford; Guehi, Stouns, Uoker; Tripier, Rajs, Maino, Saka; Bellingham, Kejn, Foden | Trajner: Gareth Sauthgejt

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular