Pedagogu Ervis Iljazaj i ftuar në Top Story, teksa zhvillohet protesta e opozitës më Bulevard, tha se qëllimi i tyre duhet të jetë që të rrëzojnë qeverinë dhe jo të mbajnë protesta me fjalime.
Ilijazi: Protestat politike as duhen kritikuar as mbivlerësuar, sepse protestojnë për shumë arsye. Në këtë moment duhet të gëlonte protesta, sepse skandalet dhe korrupsioni është shumë i madh. Ne i kemi mitizuar protestat politike, të cilat në Shqipëri bëhen për të fshehur problemet e brendshme. Vijnë njerëzit nga rrethet, ikin dhe kaq.
Mënyra më e vështirë është të dish të reformohesh, të kesh vizion për Shqipërinë, të paraqesësh reforma.
Kjo është një protestë për të mobilizuar anëtarët për qëllimet e vëtëshapllura, që është lirimi i Berishës, dhe që nuk arrihen me protestë. Unë shqetësohem kur bëhen protesta para një vendimi.
Problemi është që duhet të kishte rënë qeveria. Opozitës i kërkoj të rrëzojë qeverinë me gjithë këto skandale, ç’më duhet një protestë…
Robert Rakipllari: Kemi një opozitë mbijetuese t’i thua të rrëzojë qeverinë.
Ilijazi: Duhet t’i kërkojmë llogari, kujt do i kërkojmë tjetër?