BallinaKryesoreBasha: Vëmendja jonë e përqëndruar drejt dhënies formë të ndryshimit që presin...

Basha: Vëmendja jonë e përqëndruar drejt dhënies formë të ndryshimit që presin dhe meritojnë shqiptarët

spot_img
spot_img

Vëmendja dhe energjia jonë është përqëndruar drejt dhënies formë të ndryshimit që presin dhe meritojnë shqiptarët. Bashkë me ta, do t’i japim formë projektit tonë të transformimit ekonomik dhe politik të vendit.

• Krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve perëndimore, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur duke vjedhur votat.

• Prioritet absolut mbetet dhënia fund qeverisjes korruptive që raporti i Departamentit të Shtetit e cilësoi qeverinë më të korruptuar të Ballkanit. Kjo është ardsyeja pse Shqipëria nuk merr asnjë financim.

• Edi Ramës iu mbyll çdo derë, sepse s’mund t’i besohen financimet e taksapaguesve evropianë një njeriu të provuar si hajdut zgjedhjesh dhe hajdut të fondeve publike, shqiptare, evropiane dhe euroatlantike.

• Prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i qeverisjes së korruptuar e të inkriminuar me një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të vendit është Edi Rama, që ka kapur drejtësinë dhe zgjedhjet.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Përshëndetje!

Siç e keni përcjellë edhe ju, vendi po kalon momente dramatike, ku drama më e madhe është ekonomia, është gjendja ekonomike shqiptare.

Të dhënat më të fundit provojnë atë që kemi parë me sytë tanë në qytete, në fshatra, madje edhe në plazh, njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës. 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet për ushqimet, nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës, nuk mbyllin dot shpenzimet mujore. Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolut i vendit.

Ndaj, gjithë vëmendja jonë dhe gjithë energjia jonë është përqëndruar drejt dhënies formë të ndryshimit që pret dhe meriton çdo shqiptar, duke filluar me gjendjen ekonomike, ku e ka katandisur vendin ky regjim.

Natyrisht, që gjendja ekonomike të ndryshojë dhe do të ndryshojë, përmes një transformimi të vërtetë të ekonomisë, duhet të zgjidhim krizën politike. Dhe kjo krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore:

• Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur duke vjedhur votat, ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe veten e vet, kur vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, vetë tabulonte dhe vetë shpallte rezultatet dhe kthimit të sovranitetit të qytetarit.

Janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre qeverisjen që meritojnë dhe, sa na takon ne, bashkë me qytetarët, këto ditë, këto javë, këto muaj, do t’i japim formë projektit tonë të transformimit ekonomik dhe politik të vendit.

Prioritet absolut mbetet dhënia fund qeverisjes korruptive që raporti i Departamanetit të Shtetit, dje, e cilësoi qeverinë më të korruptuar të Ballkanit.

Kjo është arsyeja se pse Edi Ramës iu mbyll çdo derë. Doli nga Poznani me zero financime, sepse si mund t’i besohen financimet e taksapaguesve evropianë një njeriu të provuar si hajdut zgjedhjesh dhe hajdut të fondeve publike, shqiptare, evropiane dhe euroatlantike.

Prandaj, prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverisjeje të korruptuar e të inkriminuar me një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm e me standarde, që nuk mund të ndodhë sa kohë që në krye të vendit është një njeri që ka kapur drejtësinë dhe ka kapur zgjedhjet.

Pyetje: Si do të vazhdojë aksioni opozitar?

Basha: Siç ka vazhduar do të vazhdojë. Lajmi është ky: gjithë fokusi ynë do të vendoset tek prioritetet e vërteta të njerëzve, çlirimi nga mjerimi ekonomik dhe hapja e rrugës për punësim dhe për mirëqenie për çdo shqiptar. Kjo vjen përmes reformave të thella politike, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe për këtë beteja që ka nisur dhe që ka marrë mbështetjen e mbi 85 % të shqiptarëve me 30 qershor, do të vazhdojë deri në kurorëzimin e saj me fitoren e plotë të çdo qytetari. Në këtë betejë nuk jemi për karriget tona, ato i dorëzuam. Nuk jemi për pushtetin tonë, atë e sakrifikuam. Për hir të qytetarëve dhe për hir të interesit qytetar do të bëjmë çdo sakrificë dhe çdo betejë, me çdo formë dhe me çdo mjet të mundshëm për t’u rikthyer njerëzve vendimmarrjen, votën dhe, përmes tyre, një qeveri që punon për ekonominë, për punësimin dhe për mirëqenien e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Ju faleminderit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular