VIDEO/“E urrej Trump”- Publikohet video e autorit që tentoi të vriste ish-presidentin e SHBA! Ja çfarë thotë 20-vjeçari

0
141

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu në Pensilvani, ku mbeti i plagosur në veshin e djathtë.

Pas ngjarjes, Shërbimi Sekret tha se ekzekutoi autorin e dyshuar, 20-vjeçarin e identifikuar më parë si Thomas Matthew Crooks.

Ndërkohë mediat amerikane dhe në rrjetet sociale është publikuar një video e autorit, i cili shfaqet në rrjetet sociale duke shprehur urrejtjen ndaj Trump dhe republikanëve.

“Unë jam Thomas Mathew Crooks! I urrej republikanët e urrej Trump dhe gjejeni çfarë ju po ngatërroheni me djalin e gabuar!’- thotë ai.