“Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje”/Basha shpërndan videon: Gara se kush është më pak i korruptuar, Rama apo Berisha, nuk është zgjidhje për shqiptarët

0
144

“Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje”/ Basha shpërndan videon: Gara se kush është më pak i korruptuar, Rama apo Berisha, nuk është zgjidhje për shqiptarët

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka ndarë një video nga bashkëbisedimi me të rinjtë, në të cilën ai komenton vendimin e vulës dhe hapat që do të ndjekin pas vendimmarrjes së Këshillit Kombëtar.

Sipas Bashës gara e ardhshme elektorale nuk mund të zhvillohet nën sloganin se kush është më pak i korruptuar, Rama apo Berisha, por duhet të ketë një alternativë që tejkalon kryeministrin dhe ish-kryeministrin. Ndër të tjerat Basha thekson se demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje me ofertën dhe ekipin e tyre.

Fjala e Bashës:

Demokratët euroatlantikë patjetër do të jenë në zgjedhje. Kjo alternative do të jetë para shqiptarëve. Alternativa që mos të zgjedhim më kryeministrin, apo ish-kryeministrin, por të zgjedhim një rrugë të re për vendin, do të jetë para shqiptarëve.