Vlerësimi i veçantë për Kristjan Asllanin, 22-vjeçari nderohet me titullin “Shqiponja e Artë” në Itali

0
98

Mbrëmja e 12 korrikut ka qenë e veçantë për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, që ka marrë një vlerësim nga Komuna e Butit në Itali.

Talenti kuqezi është nderuar me titullin “Shqiponja e Artë” nga kryetarja e Komunës së Butit në Piza, Ariana Buti.

Medalja “Shqiponja e Artë”, është çmimi më i lartë për njerëzit që dallohen në art, sport e kulturë dhe angazhim qytetar për të mirën e bashkisë dhe të qytetarëve. 22-vjeçari ka lindur në Shqipëri, por është rritur në Komunën e Butit dhe tashmë është vlerësuar si një nga personalitetet më të spikatura të kësaj zone.