Pasi kërkoi ndihmë, e reja franceze lind foshnjën e saj në ambulancë! Fëmija do të transportohet në Tiranë, ja arsyeja

0
175

Një 19 vjeçare franceze ka lindur ditën e sotme foshnjën e saj në ambulancë.

Sipas bluzave të bardha ky është një rast shumë i veçantë teksa thonë se e reja ishte në muajin e 7 të shtatzanisë dhe si fillim ka kërkuar ndihmë mjekësore por kur ka mbërritur ambulanca për ta marrë e reja ka sjellë në jetë foshnjën e saj menjëherë.

Francezja është e martuar në Korçë dhe foshnja e gjinisë femër është lindja e saj e dytë.

Ndërkohë sipas informacioneve gëzon shëndet të plotë së bashku me foshnjën e saj.

Për shkak të lindjes së parakohshme foshnja do të transportohet drejt Tiranës.