Atmosfera në Berlin sot nuk ishte e zjarrtë vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe jashtë saj. Aty nuk munguan as tifozët shqiptarë, të cilët sot janë tifozë të Anglisë… ndoshta edhe për shkak se Spanja e mundi Shqipërinë në fazën e grupeve.
“Pak a shumë ngaqë na mundën. Sot duhet me i mund anglezët spanjollët”, tha një tifoz shqiptar që ishte në Berlin për të parë finalen.
Por ajo që habiti edhe të ftuarit në studion e Tv Klan ishte një tifoze angleze. Ajo kishte shpenzuar një shifër marramendëse prej 4500 Eurosh për të qenë në stadium mbrëmjen e sotme.
“Futbolli do të vijë në shtëpitë. 4500 Euro bileta për të parë ndeshjen”, tha ajo.
Ndërsa spanjollët janë më sportivë. Ata shpresojnë të fitojë skuadra më e mirë./tvklan.al