“Fëmija i pagëzuar” kundër mjeshtrit Messi, finalja Spanjë-Argjentinë premton spektakël

0
165

Spanja fitoi Europianin dhe Argjentina triumfoi në Kupën e Amerikës.

Do të jenë pikërisht këto dy skuadra që do të garojnë në të ashtuquajturën “Finalissima”, e njohur ndryshe si Kupa e Kampionëve CONMEBOL-UEFA.

Ende nuk është zyrtarizuar data dhe vendi i zhvillimit të ndeshjes ndaj kampionëve të Kontinentit të Vjetër dhe atyre të Amerikës së Jugut.

Kjo do të jetë edhe një përballje mes Lionel Mesit dhe “fëmijës” të pagëzuar nga ai vetë, Lamin Jamal.