VIDEO/Dumani nxjerr zbuluar PS dhe PD: Ja sa të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia

0
236

Ditën e sotme do të mbahet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të raportojnë krerët kryesorë të instucioneve të drejtësisë në vend.

Mes tyre do të raportojë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka mbërritur në ambientet e Kuvendit gjatë këtyre minutave.

Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha përmes një reagimi e ka quajtur drejtësinë të munguar për qytetarët dhe vegël politike të kryeministrit Edi Rama.

Berisha i bën thirrje grupit Parlamentar të PD-së që t’i bëjë ‘autopsinë’ drejtësisë së re duke nisur nga vettingu, që sipas tij është gjueti shtrigash në favor të kryeministrit Edi Rama, arrestimeve politike dhe amnistimet sipas tij të krimeve elektorale.


Socialistet ne interesin me te mire kane zgjedhur te zhvillojne ne nje dite te gjitha raportet per drejtesine e munguar per qytetaret dhe vegel politike te Edi Rames kunder opozites. Grupi yne duhet ti bej autopesine drejtesise se re te Edi Rames duke filluar nga vetingu gjah shtrigash, mungesa reale e drejtesise per qytetaret qe sipas te dhenave zyrtare presin 14,5 vite per nje vendim gjyqesor tek amnistimet e krimeve elektorale dhe vjedhjeve te medha arrestimet politike”, ka shkruar Berisha.

kreut të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së lidhur me të korruptuarit e të dyja palëve, që nëse prokuroria dhe gjykata i dënon, politika nëpërmjet pazarit dhe marrëveshjes i liron.