Prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi ka prezantuar sot në KLP karrierën e tij në sistemin e drejtësisë mes tyre 9 vitet në Prokurorinë e Tropojës dhe 5 vite si drejtues e Prokurorisë se Kukesit.
Në prezantimin e tij z.Prençi theksoi së ka kërkuar dënime me burgime të përjetshme për Jaho Mullosmani, dënim me burg për 2 anëtarë të familjes Haklaj. Kurajo dhe vendosmëria kane karakterizuar punën e tij pavarësisht egërsisë se grupeve kriminale me shtriri ne vende te BE.
“Përfaqësoj në gjykatë aktualisht 2 çështje me zyrtarë të lartë në hetim, ish ministrin e brendshëm, ish drejtorin e burgjeve i akuzuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato te duhura për te qene pjese e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje në hetim me më shume se 5 gjyqe ne dite”-tha Prençi.
Pyetjes: Çfarë ndjesi ju jep se keni marrë konfirmimin nga organet te vettingut?
Keni patur një kërcenim real? Po ka patur për shkak te akuzës qe ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionin dhe aktualisht përfaqësoj ne gjykate rastin e tij. Nuk do te luhatem ne vendimmarrjen time për deri sa veproj konform ligjit.
Çfarë vështirësish mund te hase SPAK në hapat e saj te pare? Prençi: Ndoshta mungesa e BKH, duhen ngritur sa me shpejt strukturat për hetim ne mbështetje te punës se prokurore.
Kandidati i SPAK, Dritan Prençi prezanton në KLP karrierën në sistemin e drejtësisë
RELATED ARTICLES