Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se ndërkombëtarët në Shqipëri kanë humbur drejtimin sepse nuk dinë kujt t’i drejtohen për zgjidhjen e krizës.
Rezart Prifti: Edhe ndërkombëtarëve ju ka humbur busulla edhe nuk dinë ku të drejtohen dhe ky është tmerr i madh. Po të flasësh me ambasadorët nëpër biseda të ndryshme do kuptosh që i ka humbur se nuk dinë kujt t’i drejtohen.
Investimi 30 vjeçar i tyre në Shqipëri rezultoi të ishte i dështuar, sepse investuan tek njerëz që ishte projekte relativisht të dështuara. Por them që kanë për të qenë faktorë shumë deçiziv në këtë krizë që është sot. E bëj përherë këtë thirrje që këta njerëz të mos mbështesin më projekte që janë të instaluara që në fillim janë jashtë kontekstit të zhvillimit shqiptar.
Mua më pëlqen shumë kjo kriza sepse po e shoh që po bie ngrehina mbi veten.