BallinaKronikeVIDEO/ Zbulohet laboratori i kokainës në Itali, në pranga tre shqiptarë. Si...

VIDEO/ Zbulohet laboratori i kokainës në Itali, në pranga tre shqiptarë. Si policia ra në gjurmë të tyre

spot_img
spot_img

Policia e Milanos në Itali arrestoi tre shqiptarë të moshës 29, 40 dhe 51 vjeç pasi u gjetën në një apartament në Lentate që përdorej si laborator për prodhimin dhe përpunimin e kokainës.

Gjatë kontrollit u gjetën dy pistoleta gjysmë automatike, njëra e paligjshme me numrin serial të gërvishtur dhe tjetra e vjedhur.

Fillimisht më 15 korrik policia arrestoi 29-vjeçarin, i cili po lëviste me makinë. Të riut iu gjetën 500 euro dhe dy telefona celular, njëri prej të cilëve me një sistem mesazhesh të koduara.

Më pas kontrollet vazhduan edhe në apartament ku u gjetën dy shqiptarët e tjerë, 40 dhe 51 vjeç.

Në bodrum, policia gjeti një linjë prodhimi dhe përpunimi kokaine: midis banjës, dhomës nën shkallët dhe garazhit, u gjetën disa presa hidraulike dhe sende të tjera që shërbenin për përpunimin e kokainës.

Në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes u gjetën dy pistoleta gjysmë automatike me karikatorë përkatës të pajisur me fishekë.

Tre shqiptarët janë shoqëruar në burgun e Monzës dhe po kryhen veprimet e mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular