BallinaSport“Mbresëlënës në sulm dhe mbrojtje”, klubi i Guangju nuk ndal elozhet për...

“Mbresëlënës në sulm dhe mbrojtje”, klubi i Guangju nuk ndal elozhet për Asanin dhe e bllokon deri në dhjetor 2025

spot_img
spot_img

Jasir Asani shpresonte që pas paraqitjes në Europian me Shqipërinë, të mund t’i jepte lamtumirën klubit të Guangju në Korenë e Jugut dhe të kthehej në Europë, Por duket se për momentin duhet të kënaqet me aktivizimin e rregullt me këtë klub, i cili nuk ka ndër mend ta lërë të largohet, të paktën jo pa plotësuar disa kushte financiare për shitjen e tij.

Asani u kthye në fushën e lojës me klubin që zotëron kartonin e tij gjatë mejsavës, duke luajtur në ndeshjen e Kupës.

Një paraqitje e parë për të cilën mori vlerësim pozitiv edhe nga vetë faqja e klubit.

“Lojtari kyç i Guangju është Jasir Asani. Më datë 17, Asani u kthye si titullar pas një kohe të gjatë në Kupën e Koresë dhe tregoi një paraqitje mbresëlënëse me veprime të guximshme sulmuese dhe aktiv në mbrojtje. Asani do të marrë numrin 7 nga Um i transferuar, teksa është i vendosur që të luajë më një rol më vendimtar në kampionat”, shkruhej në artikullin që flet për ndeshjen e radhës të Guangju.

Kjo, pasi klubi është i qartë se kushdo që kërkon Asanin, duhet të trokasë në dyert e tij, pasi nuk ka ndër mend ta lërë sulmuesin shqiptar të largohet aq lehtësisht pas aktivizimit në Europian. Mediat turke në këto ditë kanë shkruar për interesimin e Hatajspor, por edhe për pengesën e madhe që ka përballë.

Sipas tyre, Guangju kishte një klauzolë që i mundësonte zgjatjen e kontratës së Asanit për një tjetër vit, deri në dhjetorin e 2025-ës dhe e ka aktivizuar atë, duke bllokuar kështu lojtarin shqiptar në Kore derisa të gjendet një akord për transferimin e tij.

Ndaj Hatajspor duhet të gjejë akordin me Guangju nëse dëshiron lojtarin, pasi ka rënë poshtë mundësia e pritjes për të kur të mbaronte kontratën këtë vit në dhjetor me klubin në Korenë e Jugut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular